Tuchel mënjanon Kounden para De Ligt dhe Kimpembe

Thomas Tuchel preferon më shumë Matthijs de Ligt dhe Presnel Kimpembe sesa Julas Kounde.

Sport

25/06/2022 08:01

Kështu të paktën bën të ditur Gianluca di Marzio që thotë se dy të parët janë më të predispozuar për një kalim të mundshëm te “blutë” e Londrës, transmeton lajmi.net.

Të tre këta emra po vazhdojnë të përfliten si partnerë të mundshëm të Thiago Silvas në qendër të mbrojtjes, pas largimit të Antonio Rudigerit për në Real Madrid.

Fillimisht u tha se më së afërmi për t’u transferuar në “Stamford Bridge” ishte Kounde, por duket që gjërat kanë ndryshuar së fundi, me teknikun gjerman që ka preferenca të tjera. /Lajmi.net/