Tuchel luajti rol kyç në transferimin e Chukwuemeka te Chelsea

Carney Chukwuemeka u bë dje përforcimi më i ri i Chelsea. Mesfushori i Aston Villa është një nga lojtarët më premtues në futbollin anglez aktualisht, dhe emri i tij lidhej me shumë skuadra këtë merkato. Së fundmi, garës për transferimin e tij iu fut edhe skuadra e Chelsea, e cila më pas kompletoi gjithçka, përcjell…

Sport

03/08/2022 10:10

Carney Chukwuemeka u bë dje përforcimi më i ri i Chelsea.

Mesfushori i Aston Villa është një nga lojtarët më premtues në futbollin anglez aktualisht, dhe emri i tij lidhej me shumë skuadra këtë merkato.

Së fundmi, garës për transferimin e tij iu fut edhe skuadra e Chelsea, e cila më pas kompletoi gjithçka, përcjell lajmi.net.

Fabrizio Romano bën të ditur se Thomas Tuchel ishte kyç në marrëveshjen e Chelsea me Carney Chukwuemeka.

Barca ishte duke prirë garën, por një takim javën e kaluar me Tuchel, agjentin dhe familjen ishte kyç.

Tuchel mendon se mesfushori mund ta ndihmojë Chelsean në skuadrën A. /Lajmi.net/