Tuchel konfirmon lëndimin e qendërmbrojtësit Silva

Braziliani, Thiago Silva, pësoi një dëmtim të muskujve në ndeshjen e fundit për Chelsea.

Sport

10/02/2021 16:18

Tuchel konfirmon se shërimi i Silva-s është duke shkuar sipas planit të tyre dhe presin që ai të rikthehet shpejt, shkruan lajmi.net.

“Thiago është jashtë për nesër me siguri,” tha Thomas Tuchel në një konferencë shtypi përpara ndeshjes së FA Cup kundër Barnsley.

“Një gjë për të cilën mund të jemi të sigurt është se ai do të kalojë çdo minutë për të përshpejtuar procesin e rikuperimit”, – u shpreh ai.

Besohet se 36 vjeçari do të rikthehet për ndeshjen ndaj Southampton, më 20 shkurt./Lajmi.net/