Tuchel dëshiron ribashkimin me Icardin te PSG
Chelsea është i interesuar për nënshkrimin me sulmuesin e PSG-së, Mauro Icardi.
Sport
“Blutë” kanë disa opsione për sulm me yjet si Romelu Lukaku, Timo Werner dhe Kai Havertz që mund të luajnë në atë pozitë, transmeton lajmi.net.
Sidoqoftë, duke qenë në krye te Premierligës, skuadra e Thomas Tuchel nuk e kanë pasur vazhdimësinë në kohën finale.
Gazetari Ekrem Konur në ‘Twitter’ shkroi se Tuchel është i hapur për ribashkimin me Icardin, me të cilin ka punuar në “Parkun e Princave”.
Pavarësisht që luan rregullisht te PSG, ka spekulime që argjentinasi është i interesuar për t’u transferuar te ndonjë skuadër në afatet e ardhshme kalimtare.
Nën urdhrat e Tuchel, Icardi ishte në top formë duke kontribuar me 20 gola në 34 paraqitje në të gjitha garat./Lajmi.net/