Truri i qenëve ka ngjashmëri me atë të njerëzve

Studimi krahasoi funksionin e trurit në mes të njerëzve dhe çdo kafshe tjëtër, por u gjet se qentë kanë zona të caktuara në tru të dedikuara për pranimin e zërit dhe tingujve, njëjtë sikur njerëzit. Truri i qenëve, njëjtë sikur i njerëzve, është i ndjeshëm ndaj tingujve emocionues, thonë studiuesit. Gjetjet sugjerojnë se zonat e…

Lifestyle

26/02/2014 13:37

Studimi krahasoi funksionin e trurit në mes të njerëzve dhe çdo kafshe tjëtër, por u gjet se qentë kanë zona të caktuara në tru të dedikuara për pranimin e zërit dhe tingujve, njëjtë sikur njerëzit.

Truri i qenëve, njëjtë sikur i njerëzve, është i ndjeshëm ndaj tingujve emocionues, thonë studiuesit.

Gjetjet sugjerojnë se zonat e pranimit të zërit në tru kishin evoluar të paktën 100 milionë vjet më parë, që kanë një lloj paraardhësi të përbashkët të njerëzve dhe qenëve.

“Qentë dhe njerëzit ndajnë një mjedis të ngjashëm social”, tha Atila Andics – Grupi për hulumtime në Hungari.

“Gjetjet tona sugjerojnë se ata gjithashtu përdorin mekanizma të ngjashëm të trurit për ta përpunuar informacionin social. Kjo mund të mbështetet në atë se të dyja speciet kanë një lloj komunikimi vokal të suksesshëm”, tha Andics.

Andics dhe kolegët e tij kishin trajnuar 11 qenë, ku më pas atyre iu bë një analizë e trurit në skanerin fMRI. Pas rezultateve të marra në të dy truret, si të qenit ashtu edhe të njeriut, rezultatet ishin mahnitëse dhe ishte diçka që kurrë nuk e kishin bërë më parë.

Ata kapën aktivitet e trurit të të dy specieve, qenit dhe njeriut, ku të dyja speciet dëgjuan afër 200 tinguj, të qenëve dhe të njerëzve. Në këte rast, reagimi ishte ‘duke qarë apo lehur’ në tingujt e dhimbshëm apo duke ‘qeshur dhe duke lehur’ në tingujt qesharak.

Imazhet treguan se truri i qenit dhe truri i njeriut, përfshinin disa fusha të pranimit të zërave në vende të ngjashme në tru. Nuk ështe e habitshme, zona e zërit të qenëve reagonte në skaner më fuqishëm kur qentë dëgjonin tinguj të qenëve të tjerë, njëjtë e bënte edhe truri i njeriut kur e dëgjonte zërin e njeriut.

Hulumtuesit gjithashtu vunë në dukje ngjashmëri rrënjësore në pranimin e tingujve emocionues në trurin e qenit dhe atë të njeriut.

Kishte edhe disa ndryshime gjithashtu: në qenë, 48% të të gjithë tingujve të tjerë kishin reagim në tru më shumë se sa të zërave. Kjo është në kontrast me atë të njerëzve, në të cilin vetëm 3% të tingujve të tjerë treguan një reagim më të fuqishëm në tru, në krahasim me atë të zërit të njeriut.

Studimi është një hap i rëndësishëm në të kuptuarit e akordimit të ndjenjave të qenëve dhe të pronarëve të tyre njeri.