Trupin e mahnitshëm për filmin ‘Creed’, Jordan e arriti duke i bërë këto ushtrime (FOTO)

Filmat e boksit ua kanë jap mundësinë aktorëve që të jenë në formë për dekada të tëra.

ShowBiz

04/12/2015 10:54

Michael B. Jordan i cili e luan rolin e Adonis Creed, djali i Apolli, i cili me ndihmën e Rokit si një menaxher, e ndjek karrierën e tij si një boksier profesional.

Por, për ta arritur dukjen e një boksieri profesional, Jordan iu është dashur ta thërret në ndihmë trajnerin personal Corey Calliet.

Këta të dy ishin takuar edhe gjatë xhirimeve të “Fantastic Four” dhe kishin kaluar mirë.

Lajmi.net e sjell për ju listën e ushtrimeve dhe llojet e tyre që Jordan i bënte 6 herë në javë për tu kthyer në formë:

– 45 deri 60 minuta ushtrime kardio

– 3 seri nga 25 përsëritje të barkoreve (çdo dy ditë)

– 1.5 km vrapim në makinën e vrapimit për ta nxehë trupin

– 2 seri nga 10 përsëritje të pompave

– 4 seri të dumbbell curle

– 3 runde nga 20 përsëritje të kërcimeve të boksierit, kërcimeve squats dhe burpees

– Trajnime të boksierëve (në thes të rëndë, thes të shpejtë dhe kërcim në litar).

/lajmi.net