Trupi i pajetë i policit sillet në Institutin e Mjekësisë Ligjore
Trupi i pajetë i policit Malsor Dashi tashmë ka arritur në Institutin e Mjekësisë Ligjore, ku edhe pritet të kryhet autopsia, njofton Klan Kosova.
Lajme
Megjithatë, drejtori i këtij instituti, Arsim Gërxhaliu, ka thënë se ata po e presin kërkesën nga prokurori i rastit për të vazhduar me procesin e autopsisë.
Polici u gjet sot pa shenja jete, pesë ditë pasi ishte zhdukur në lumin Lepenc bashkë me kolegun e tij, Armend Trena, pas një aksidenti komunikacioni në magjistralen Kaçanik-Han i Elezit.