Vdekja e të burgosurit në Burgun e Sigurisë së Lartë – Policia nis hetimet
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmë në Burgun e Sigurisë së lartë në Gerdoc të Podujevës, ku brenda dhomës është gjet trupi i pajetë i një mashkulli kosovar. Sipas raportimeve zyrtare, vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor i emergjencës së Podujevës, transmeton lajmi.net. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore…
Lajme
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmë në Burgun e Sigurisë së lartë në Gerdoc të Podujevës, ku brenda dhomës është gjet trupi i pajetë i një mashkulli kosovar.
Sipas raportimeve zyrtare, vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor i emergjencës së Podujevës, transmeton lajmi.net.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore për të nisur hetimet.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion, me qëllim zbardhjen e shkakut të vdekjes. Hetimet për rrethanat e ngjarjes vazhdojnë.
Raporti i plotë:
TRUP I PAJETË/HETIM MBI VDEKJEN
Gerdoc, Podujevë / 31.01.2026-22:33. Raportohet se brenda objektit është gjet trupi i pa jetë i viktimës mashkull kosovar. Vdekjen e viktimës e kanë konstatuar ekipi mjekësor dhe emergjencës së Podujevës. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitet përkatëse policore, ndërsa me vendim të prokurorit trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion./lajmi.net/