Trupat e aviacionit amerikan “fluturojnë” me ‘Blackhawk’ mbi kampin Bondsteel, zviceranët dhe hungarezët me lloj tjetër

Trupat ushtarake të aviacionit amerikan, zviceran dhe hungarez të caktuar në Komandën Rajonale Lindore në kuadër të KFOR-it- janë bashkuar në një fluturim mbi Kampin Bondsteel në Kosovë. Në një publikim të NATO-s në Facebook, bëhet e ditur se trupat amerikane fluturonin me UH-60 Blackhawk, hungarezët me H-145M dhe zviceranët me AS-532 cougar. “KFOR vazhdon…

Lajme

20/05/2025 11:10

Trupat ushtarake të aviacionit amerikan, zviceran dhe hungarez të caktuar në Komandën Rajonale Lindore në kuadër të KFOR-it- janë bashkuar në një fluturim mbi Kampin Bondsteel në Kosovë.

Në një publikim të NATO-s në Facebook, bëhet e ditur se trupat amerikane fluturonin me UH-60 Blackhawk, hungarezët me H-145M dhe zviceranët me AS-532 cougar.

“KFOR vazhdon të zbatojë mandatin e tij – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të kontribuar në një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme.KFOR punon në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) në rolet e tyre përkatëse si reagues të sigurisë”, thuhet në njoftim.