Trumpi e shpërndan postimin e ministrit iranian, duket se pajtohet me fjalët e tij
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka ripostuar një postim të ministrit të Punëve të Jashtme të Iranit, Abbas Araghchi, i cili kishte shkruar në rrjetin X për memorandumin e shumëpritur të mirëkuptimit mes Uashingtonit e Teheranit. Kryediplomati iranian në rrjetin X shkroi: “Memorandumi i Mirëkuptimit i Islamabadit nuk ka qenë kurrë më afër.…
Bota
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka ripostuar një postim të ministrit të Punëve të Jashtme të Iranit, Abbas Araghchi, i cili kishte shkruar në rrjetin X për memorandumin e shumëpritur të mirëkuptimit mes Uashingtonit e Teheranit.
Kryediplomati iranian në rrjetin X shkroi: “Memorandumi i Mirëkuptimit i Islamabadit nuk ka qenë kurrë më afër. Në pritje të finalizimit të tij, mediat duhet të përmbahen nga hyrja në spekulime për përmbajtjen e tij.”
“Në vijë me qasjen tonë të përgjegjshme dhe transparente, të gjitha hollësitë do të ndahen me publikun në kohën e duhur” – shtoi ministri iranian.
Presidenti amerikan publikoi një “screenshot” të këtij postimi në llogarinë e tij në rrjetin “Truth Social”, ku zakonisht i publikon shumicën e statuseve.
Trumpi nuk i komentoi fjalët e Araghchi-t, por vetëm e publikoi “screenshot”-in e postimit të tij.
Duket se presidenti amerikan u pajtua me fjalët e ministrit iranian kundër spekulimeve të mediave, në kohën kur memorandumi ende nuk është nënshkruar dhe ka pasur raportime për përmbajtjen, vendin e kohën e nënshkrimit.