Trumpi bisedoi me Ramën
Burime nga Kryeministria e Shqipërisë konfirmojnë se ka pasur një bisedë të shkurtër mes Presidentit amerikan, Donald Trump, dhe kryeministrit Edi Rama, gjatë punimeve me dyer të mbyllura të Samitit të NATO-s në Bruksel.
Lajme
Sipas asaj që transmeton tch, biseda është përqendruar në aleancën strategjike mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara, Reformës në Drejtësi dhe luftës së përbashkët kundër ekstremizmit të dhunshëm.
Këtë takim e konfirmon edhe kongresmeni republikan i Floridës, Matt Gaetz, me anë të një letre. Ai thotë se është i lumtur për takimin mes tyre. Kongresmeni ishte në delegacionin e para një muaji që vizitoi Tiranën, e thotë se përgëzon kryeministrin për reformat.