Trump uron kreun e ri të Kishës Katolike për zgjedhjen: Nder i madh që është Papa i parë amerikan
Presidenti amerikan, Donald Trump ka mirëpritur zgjedhjen e Papa Leo XIV. “Urime Kardinalit Robert Francis Prevost, i cili sapo u emërua Papa”, tha ai. “Është një nder kaq i madh të kuptojmë se ai është Papa i parë amerikan. Çfarë emocioni dhe çfarë nderi i madh për vendin tonë”, shtoi lideri amerikan. “Po pres me…

Bota
Presidenti amerikan, Donald Trump ka mirëpritur zgjedhjen e Papa Leo XIV.
“Urime Kardinalit Robert Francis Prevost, i cili sapo u emërua Papa”, tha ai.
“Është një nder kaq i madh të kuptojmë se ai është Papa i parë amerikan. Çfarë emocioni dhe çfarë nderi i madh për vendin tonë”, shtoi lideri amerikan.
“Po pres me padurim ta takoj Papën Leo XIV. Do të jetë një moment shumë i rëndësishëm!”, përfundoi 78-vjeçari.
Robert Prevost, tani Papa Leo XIV, lindi në Chicago, Ilinois, në vitin 1955.
Prevost ka marrë diplomën e bachelor-it në matematikë nga Universiteti Villanova në Pensilvani dhe më pas ka marrë diplomën në teologji nga Uniioni Teologjik Katolik i Chicagos.
Më vonë, ai u dërgua në Romë për të studiuar ligjin kanonik në Universitetin Papnor Shën Toma Akvinasi dhe u shugurua si prift në qershor të vitit 1982. Në fazat e mëvonshme të karrierës së tij, ai ka mësuar ligjin kanonik në seminarin e Trujillos, Peru.