Trump thotë se “një fund i vërtetë” është më i mirë se një armëpushim midis Izraelit dhe Iranit
Presidenti amerikan, Donald Trump u tha gazetarëve të “Air Force One” se po kërkon një “fund të vërtetë” të konfliktit në mes Izraelit dhe Iranit, duke argumentuar se është më mirë se sa një armëpushim derisa sugjeroi se heqja dorë tërësisht nga negociatat është një mundësi. I pyetur se çfarë është më mirë se një…

Bota
Presidenti amerikan, Donald Trump u tha gazetarëve të “Air Force One” se po kërkon një “fund të vërtetë” të konfliktit në mes Izraelit dhe Iranit, duke argumentuar se është më mirë se sa një armëpushim derisa sugjeroi se heqja dorë tërësisht nga negociatat është një mundësi.
I pyetur se çfarë është më mirë se një armëpushim, siç aludoi në një postim në “Truth Social”, Trump tha “një fund, një fund i vërtetë, jo një armëpushim. Një fund ose heqje dore tërësisht. Kjo është në rregull”.
Trump tha se pret që 48 orët e ardhshme do të zbulojnë më shumë nëse Izraeli planifikon të ngadalësojë apo të përshpejtojë sulmet e tij ndaj Iranit.
“Do ta zbuloni vetë. Askush nuk është ngadalësuar deri më tani”,deklaroi Trump./Lajmi.net/