Trump thotë se ka ‘afatin e tij’ për marrëveshjen e paqes në Ukrainë

Presidenti amerikan Donald Trump tha përpara një takimi me kryeministrin e Norvegjisë Jonas Gahr Støre, se ka “afatin e tij të fundit” për një marrëveshje paqeje në Ukrainë. Trump u pyet nëse ai mendon se Putin do ta dëgjojë atë, pasi më herët ai dënoi sulmin e Rusisë gjatë natës ndaj Ukrainës. “Po, po”, përgjigjet…

Bota

24/04/2025 19:28

Presidenti amerikan Donald Trump tha përpara një takimi me kryeministrin e Norvegjisë Jonas Gahr Støre, se ka “afatin e tij të fundit” për një marrëveshje paqeje në Ukrainë.

Trump u pyet nëse ai mendon se Putin do ta dëgjojë atë, pasi më herët ai dënoi sulmin e Rusisë gjatë natës ndaj Ukrainës.

“Po, po”, përgjigjet Trump.

Presidenti amerikan shton se ai duhet të marrë Putinin dhe Zelenskyn në tryezën e diskutimit, por thotë se “ata të dy duan paqe”.

Dje, Trump akuzoi Zelenskyn se po dëmton bisedimet e paqes duke mos njohur kontrollin rus të Krimesë.

Trump shton se ka shumë “urrejtje, “gjak të keq dhe neveri” midis Rusisë dhe Ukrainës.

Trump dhe Støre do të mbajnë një konferencë shtypi pas takimit të tyre, ne do t’ju sjellim çdo zhvillim kyç kur ato ndodhin, ka raportuar BBC,