Trump thotë se Grenell ka bërë punë fantastike në dialogun Kosovë-Serbi

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka deklaruar se Richard Grenell do të mbetet i dërguar i tij për dialogun Kosovë-Serbi.

Lajme

23/02/2020 20:41

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump ka deklaruar se ambasadori Richard Grenell ,do të vazhdojë pozitën e të dërguarit të posaçëm për dialogun Kosovë-Serbi.

Ambasadori amerikan në Berlin, Richard Grenell do të jetë koordinatori i ri drejtues i shërbimit sekret në Shtëpinë e Bardhë.

Megjithatë, Trump ka deklaruar se Grenell do të vazhdojë edhe punët e tjera.

Lexo edhe: 

Pasi Grenell mori postin e spiunit, Trump po kërkon ambasador të ri për në Gjermani

Sipas Trump, Grenell ka bërë punë të shkëlqyer në dialogun Kosovë-Serbi, përkatësisht në realizimin e arritjes së marrëveshjeve të fundit mes këtyre dy vendeve, transmeton lajmi.net.

“Ambasadori do të vazhdojë pasi po bën një punë shumë të mirë. Ai i njeh mirë zyrtarët. Ka bërë punë fantastike. Do ta vazhdojë. Të gjithë thoshin se ishte një marrëveshje e paarritshme, por ai e realizoi. Ishte diçka shumë pozitive për këto të dyja vende”, theksoi presidenti Trump, duke iu referuar marrëveshjes për linjën ajrore si dhe marrëveshjes së fundit për rihapjen e transportit hekurudhor e rrugor Kosovë-Serbi të cilat u nënshkruan në Gjermani në kuadër të Konferencës së Sigurisë në Munih. /Lajmi.net/