Trump thotë se e ka paralajmëruar Netanyahun që të mos e sulmojë Iranin
Presidenti amerikan, Donald Trump, deklaroi se i ka thënë kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, që të mos e sulmojë Iranin, teksa udhëheqësi amerikan shprehu optimizëm lidhur me bisedimet bërthamore që administrata e tij po mban me Teheranin. Irani tha se po mund ta shqyrtojë mundësinë që të lejojë amerikanët të inspektojnë ndërtesat e saj bërthamore si…

Bota
Presidenti amerikan, Donald Trump, deklaroi se i ka thënë kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, që të mos e sulmojë Iranin, teksa udhëheqësi amerikan shprehu optimizëm lidhur me bisedimet bërthamore që administrata e tij po mban me Teheranin.
Irani tha se po mund ta shqyrtojë mundësinë që të lejojë amerikanët të inspektojnë ndërtesat e saj bërthamore si pjesë e ekipit vëzhgues bërthamor të Kombeve të Bashkuara, nëse arrihet një marrëveshje.
Trump u pyet nëse gjatë bisedës telefonike që ka zhvilluar me Netanyahun i ka thënë që të mos ndërmarrë asnjë veprim që do të pengonte diplomacinë. Udhëheqësi amerikan u përgjigj: “Të jem i sinqertë, i kam thënë”.
Gjermania vendos kufizime për bashkimet familjare dhe ashpërson rregullat për shtetësinë.
I pyetur sërish nga gazetarët se çfarë i ka thënë kryeministrit izraelit, Trump u përgjigj: “I thashë se nuk mendoj se është e përshtatshme, po zhvillojmë diskutime shumë të mira me ta”.
Udhëheqësi amerikan shtoi se “i thashë që nuk do të ishte e përshtatshme ta bënte këtë tani sepse jemi shumë pranë një zgjidhjeje”.
“Mendoj se ata do të arrijnë një marrëveshje dhe nëse ne arrijmë një marrëveshje do të shpëtohen shumë jetë”.
Teherani dhe Uashingtoni në javët e fundit kanë zhvilluar pesë runde të bisedimeve të përqendruara në çështje bërthamore. Këto janë kontaktet e nivelit më të lartë që kur Trump më 2018 u tërhoq nga marrëveshja bërthamore që Irani kishte arritur me fuqitë botërore.
Gjatë një vizite në Katar më herët gjatë majit, Trump u shpreh optimist për arritjen e një marrëveshjeje me Iranin që do të shmangte një konfrontim ushtarak.
Izraelin e sheh Iranin si armikun kryesor. Izraeli vazhdimisht ka kërcënuar se do të godasë ndërtesat bërthamore të Teheranit, teksa vitin e kaluar të dyja palët këmbyen sulme.
Irani mohon akuzat perëndimore se synon të krijojë armë bërthamore, duke insistuar se programi i tij ka qëllim paqësore dhe civile.
Pasi Trump tërhoqi SHBA-në nga marrëveshja bërthamore më 2018, Uashingtoni vendosi sanksione ndaj Republikës Islamike që përfshijnë edhe ndalesën për të gjitha shtetet për blerjen e naftës iraniane.
Në anën tjetër, Irani nisi të shkelte parimet e marrëveshjes dhe të pasuronte uraniumin përtej kufijve të përcaktuar në marrëveshjen bërthamore.
Përderisa kanë mirëpritur negociatat me Uashingtonin, zyrtarët iranianë vazhdimisht kanë deklaruar se pasurimi i uraniumit “është çështje e panegociueshme”. SHBA-ja insiston se Irani nuk do të lejohet të pasurojë uranium as në nivele të ulëta, për qëllime civile, ashtu siç ishte lejuar në marrëveshjen bërthamore të arritur më 2015.
Irani aktualisht pasuron uranium deri në 60 për qind – niveli më i lartë i pasurimit nga ndonjë shtet që nuk ka armë bërthamore. Megjithatë, Teherani është lart 90 për qind të pasurimit, as sa kërkohet për armë bërthamore, por shumë më lartë se sa 3.67 për qind, as sa përcaktohej në marrëveshjen bërthamore të vitit 2015./REL