Trump tërheq pothuajse 50 ambasadorë anembanë botës
Administrata e Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, tërhoqi pothuajse 50 ambasadorë në të gjithë botën, raporton sot New York Post. Tërheqja e gjithsej 48 përfaqësuesve diplomatikë nga Afrika, Azia, Evropa Lindore, si dhe Amerika Qendrore dhe Jugore pasoi një zëvendësim masiv të zyrtarëve të emëruar nga ish-Presidenti Joseph Biden gjatë muajve të parë të mandatit…
Bota
Administrata e Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, tërhoqi pothuajse 50 ambasadorë në të gjithë botën, raporton sot New York Post.
Tërheqja e gjithsej 48 përfaqësuesve diplomatikë nga Afrika, Azia, Evropa Lindore, si dhe Amerika Qendrore dhe Jugore pasoi një zëvendësim masiv të zyrtarëve të emëruar nga ish-Presidenti Joseph Biden gjatë muajve të parë të mandatit të dytë të Trump, sipas gazetës.
“Është një proces standard në çdo administratë”, tha sot për New York Post një zyrtar i lartë i Departamentit të Shtetit, i cili nuk është identifikuar.
Siç shtoi ai, ambasadori është përfaqësuesi personal i presidentit dhe kreu i shtetit ka të drejtë të sigurojë që ai të përfaqësohet në çdo vend nga ata që promovojnë axhendën “Amerika e para”.
Midis ambasadorëve të tërhequr nga vendet afrikane janë përfaqësues diplomatikë në Kong , Egjipt, Nigeri, Ruandë, Somali dhe Sudanin e Jugut.
Kur bëhet fjalë për Evropën, ambasadorët nga Armenia, Lituania, Maqedonia e Veriut dhe Sllovakia , ndër të tjerë, u tërhoqën, thuhet në gazetë, transmeton Euronews Albania.
Afrika është kontinenti nga i cili u tërhoq numri më i madh i ambasadorëve amerikanë, 25 prej tyre, dhe u thirr edhe përfaqësuesi në Bashkimin Afrikan.