Trump sulmon Papa Leonin: I dobët ndaj krimit dhe i tmerrshëm për politikën e jashtme

Presidenti amerikan, Donald Trump ka kritikuar ashpër Papa Leon XIV në rrjetet sociale, pasi kreu i Kishës Katolike Romake kishte dënuar kërcënimet e SHBA-së ndaj Iranit. Në një postim në platformën Truth Social, Trump tha se Papa është “i tmerrshëm për politikën e jashtme”, duke shtuar se nuk dëshiron një Papë që mendon se është…

Bota

13/04/2026 12:44

Presidenti amerikan, Donald Trump ka kritikuar ashpër Papa Leon XIV në rrjetet sociale, pasi kreu i Kishës Katolike Romake kishte dënuar kërcënimet e SHBA-së ndaj Iranit.

Në një postim në platformën Truth Social, Trump tha se Papa është “i tmerrshëm për politikën e jashtme”, duke shtuar se nuk dëshiron një Papë që mendon se është në rregull që Irani të ketë armë bërthamore.

Ai e akuzoi gjithashtu Papën për “dobësi në çështjet e krimit” dhe “dobësi në çështjet bërthamore”.

Këto deklarata vijnë pasi Papa Leo XIV kishte kritikuar më herët kërcënimet e Trump, i cili kishte paralajmëruar se “një qytetërim i tërë do të zhdukej brenda natës” nëse Irani nuk pranonte një marrëveshje për përfundimin e luftës.

Papa e kishte cilësuar këtë gjuhë si “plotësisht të papranueshme”, duke theksuar se çështja nuk është vetëm ligjore, por edhe morale.