Trump: Sulmet ndaj ISIS-it në Nigeri ishin dhuratë Krishtlindjeje

Presidenti amerikan Donald Trump tha se sulmet ndaj caqeve të ISIS-it në Nigeri ishin një “dhuratë Krishtlindjeje” për grupin terrorist. Ai deklaroi se “dhjetëra mijëra të krishterë” po vriten në Nigeri dhe shtoi se kishte paralajmëruar qeverinë nigeriane për pasojat. “Thashë dje, goditini ditën e Krishtlindjeve, do të jetë një dhuratë Krishtlindjeje”, tha Trump. Ai…

Bota

26/12/2025 21:53

Presidenti amerikan Donald Trump tha se sulmet ndaj caqeve të ISIS-it në Nigeri ishin një “dhuratë Krishtlindjeje” për grupin terrorist.

Ai deklaroi se “dhjetëra mijëra të krishterë” po vriten në Nigeri dhe shtoi se kishte paralajmëruar qeverinë nigeriane për pasojat.

“Thashë dje, goditini ditën e Krishtlindjeve, do të jetë një dhuratë Krishtlindjeje”, tha Trump.

Ai theksoi se forcat amerikane goditën fort ISIS-in në disa lokacione, duke e quajtur grupin terrorist “të tmerrshëm”.

“Dje u goditën shumë fort. Morën një dhuratë Krishtlindjeje shumë të keqe”, shtoi ai.

Ndryshe, Trump njoftoi se SHBA-ja ka kryer sulme ndaj caqeve të ISIS-it në veriperëndim të Nigerisë.

Komanda e SHBA-së për Afrikën (AFRICOM) tha se sulmet u kryen “me kërkesë të autoriteteve nigeriane” në shtetin Sokoto, duke vrarë disa terroristë të ISIS-it.

Nigeria konfirmoi se vazhdon të bashkëpunojë me SHBA-në për çështje sigurie për të adresuar kërcënimin e vazhdueshëm të terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm.