Trump: Rezultatet e zgjedhjeve jo të mira për republikanët, nëse demokratët vijnë në pushtet do të ishte situatë e keqe

Presidenti amerikan, Donald Trump, i ka quajtur zgjedhjet e mbrëmshme “një mbrëmje interesante”. “Mbrëmë, e dini, nuk pritej të kishte një fitore”, tha ai. Ai thotë se zgjedhjet ishin “shumë demokratike” dhe nuk ishin “të mira për republikanët”. “Por patëm një mbrëmje interesante dhe mësuam shumë”, thotë ai, shkruan BBC. “Dhe do të flasim për…

Bota

05/11/2025 15:57

Presidenti amerikan, Donald Trump, i ka quajtur zgjedhjet e mbrëmshme “një mbrëmje interesante”.

“Mbrëmë, e dini, nuk pritej të kishte një fitore”, tha ai.

Ai thotë se zgjedhjet ishin “shumë demokratike” dhe nuk ishin “të mira për republikanët”.

“Por patëm një mbrëmje interesante dhe mësuam shumë”, thotë ai, shkruan BBC.

“Dhe do të flasim për këtë dhe do të them disa vërejtje dhe pastaj pas kësaj, do t’i kërkoj shtypit të largohet”.

Presidenti thotë se, sipas anketuesve, mbyllja e qeverisë ishte një faktor i madh negativ për republikanët – dhe se mospërfshirja e emrit të tij në fletën e votimit ishte “faktori më i madh”.

Nëse demokratët vijnë në pushtet, “do të jetë një situatë shumë e keqe”, tha Trump.

Trump në një fjalim para senatorëve tha se “nëse bëjmë atë që po them unë”, demokratët nuk do të arrijnë kurrë në pushtet, sepse ai do të miratojë shumë legjislacion “që është i mirë për vendin”.