Trump propozon Eric Wendt për ambasador të Shqipërisë
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka propozuar emërimin e Eric Wendt, gjenerallejtënant në pension, si ambasador i ri i ShBA-së në Shqipëri. Lajmi u bë i ditur përmes një njoftimi nga Shtëpia e Bardhë dhe tani pritet shqyrtimi nga Senati Amerikan. “Eric Wendt, nga Kalifornia, do të jetë Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë…
Lajme
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka propozuar emërimin e Eric Wendt, gjenerallejtënant në pension, si ambasador i ri i ShBA-së në Shqipëri.
Lajmi u bë i ditur përmes një njoftimi nga Shtëpia e Bardhë dhe tani pritet shqyrtimi nga Senati Amerikan.
“Eric Wendt, nga Kalifornia, do të jetë Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Republikën e Shqipërisë”, thuhet në njoftimin e Shtëpisë së Bardhë.