Trump pritet në Jerusalem të dielën – pritet të udhëtojë edhe në Egjipt
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, pritet të vizitojë Lindjen e Mesme gjatë këtij fundjave, kanë raportuar burime të shumta ndërkombëtare. Zyra e presidentit izraelit, Isaac Herzog, konfirmoi se Trump pritet të arrijë në Jerusalem të dielën, ndërsa planet e mëparshme të presidentit izraelit për atë ditë janë anuluar në prag të kësaj vizite…

Bota
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, pritet të vizitojë Lindjen e Mesme gjatë këtij fundjave, kanë raportuar burime të shumta ndërkombëtare.
Zyra e presidentit izraelit, Isaac Herzog, konfirmoi se Trump pritet të arrijë në Jerusalem të dielën, ndërsa planet e mëparshme të presidentit izraelit për atë ditë janë anuluar në prag të kësaj vizite të mundshme, transmeton lajmi.net.
Sipas mediave izraelite, qeveria po përgatitet për të mirëpritur presidentin amerikan në rast se ndodh lirimi i pengjeve, një çështje që ka qenë në fokus të zhvillimeve të fundit në rajon.
Ndërkohë, BBC dhe burime të tjera ndërkombëtare raportojnë se Trump mund të udhëtojë edhe në Egjipt, ku pritet të takohet me presidentin Abdel Fattah al-Sisi. Ky i fundit e ka ftuar presidentin amerikan për të marrë pjesë në një ceremoni të mundshme lidhur me nënshkrimin e një marrëveshjeje armëpushimi.
Trump e la të hapur mundësinë e një vizite edhe në Gazë, kur u pyet të mërkurën në lidhje me destinacionet e mundshme të udhëtimit. “Mund ta bëj këtë,” u përgjigj shkurt ai para gazetarëve.
Vizita e paralajmëruar e Trumpit në Lindjen e Mesme vjen në një moment kritik për zhvillimet në rajon, ndërsa komuniteti ndërkombëtar po shton përpjekjet për qetësimin e situatës dhe arritjen e një armëpushimi afatgjatë./lajmi.net/