Trump përsëri përmend Kosovën dhe Serbinë, thotë se mos të ishte në detyrë do të ndodhnin 6 luftëra në botë

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, sot është takuar me kryeministrin britanik Keir Starmer në Skoci. Gjatë një paraqitjeje për gazetarët, Trump tha se ka shumë armëpushime në botë. “Serbia dhe Kosova janë një tjetër. Kemi shumë pika të nxehta që ishin luftë”, ka thënë Trump. Trump thotë se, nëse ai nuk do të ishte në…

Lajme

28/07/2025 15:13

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, sot është takuar me kryeministrin britanik Keir Starmer në Skoci.

Gjatë një paraqitjeje për gazetarët, Trump tha se ka shumë armëpushime në botë.

“Serbia dhe Kosova janë një tjetër. Kemi shumë pika të nxehta që ishin luftë”, ka thënë Trump.

Trump thotë se, nëse ai nuk do të ishte në detyrë, do të zhvilloheshin gjashtë luftëra.

“Nëse nuk do të isha unë këndejpari, do të ishin tani gjashtë luftëra të mëdha. India do të luftonte me Pakistanin”, shtoi ai.

Ai tha se ndërhyrja e tij çoi në një armëpushim mes Tajlandës dhe Kamboxhias. Trump përmendi edhe marrëveshjen e paqes midis Ruandës dhe Republikës Demokratike të Kongos.