Trump paralajmëron se do të ndaloj luftën mes këtyre dy shteteve: Jam i mirë në krijimin e paqes
Presidenti amerikan, Donald Trump, ka paralajmëruar se pas krizës në Lindjen e Mesme, do të merret edhe me konfliktin në mes të Pakistanit dhe Afganistanit. Trump ka thënë se kjo do të jetë lufta e tetë që ai arrin ta ndalojë. “Kjo do të jetë lufta ime e tetë që kam zgjidhur. Kam dëgjuar se…

Bota
Presidenti amerikan, Donald Trump, ka paralajmëruar se pas krizës në Lindjen e Mesme, do të merret edhe me konfliktin në mes të Pakistanit dhe Afganistanit.
Trump ka thënë se kjo do të jetë lufta e tetë që ai arrin ta ndalojë.
“Kjo do të jetë lufta ime e tetë që kam zgjidhur. Kam dëgjuar se po zhvillohet një luftë midis Pakistanit dhe Afganistanit. Thashë se do të duhet të presë derisa të kthehem”, ka thënë Trump, shkruan The Independent, transmeton express.
“Sepse jam i mirë në zgjidhjen e luftërave, në krijimin e paqes dhe është një nder ta bëj këtë.”, ka shtuar tutje presidenti amerikan.
Kreu i Shtëpisë së Bardhë së fundi ka arritur të sigurojë një marrëveshje në mes te Hamasit dhe Izraelit, gjë që ka rezultuar edhe me armëpushim dhe zhvendosje të forcave izraelite nga Gaza.