Gjini për Specialen: Është barrë e rëndë me ndodhë kjo për Kosovën për shkak se secilit prej nesh i bjen fytyrës, nuk janë vetëm 4 njerëz t’u u gjyku
Kreu i Aleancës, Ardian Gjini, ka folur lidhur me vendimin e Hagës. Gjini tha se Aleanca ka qenë konsistente në qëndrimin e saj dhe se nuk ka bërë kalkulime politike lidhur me këtë çështje. Ai u shpreh se shpreson që Kosova, si shtet dhe si popull, të arrijë të bëjë maksimumin përballë kësaj situate. “Aleanca…
Lajme
Kreu i Aleancës, Ardian Gjini, ka folur lidhur me vendimin e Hagës.
Gjini tha se Aleanca ka qenë konsistente në qëndrimin e saj dhe se nuk ka bërë kalkulime politike lidhur me këtë çështje.
Ai u shpreh se shpreson që Kosova, si shtet dhe si popull, të arrijë të bëjë maksimumin përballë kësaj situate.
“Aleanca ka qenë tepër konsistente në këtë pikë. Nuk kemi mendu për asnjë moment që duhet me kalkulu edhe sot nuk kalkulojmë fare. Po shpresoj që kemi me mrri me bo maksimumin si shtet, si Kosovë edhe si popull… Është barrë e rëndë me ndodhë kjo për Kosovën për shkak se secilit prej nesh i bjen fytyrës, nuk janë vetëm 4 njerëz t’u u gjyku. Edhe ata që munden mos me pasë simpati politike (ose çfaredo për ata), nëse nuk kanë mrri me e kuptu që secili qytetar, edhe ata që s’kanë le, përlyhen me këtë vendim atëherë s’po di ma çka me fol” – tha ai “DPT te Fidani” në Klan Kosova.