Trump lë jashtë administratës figura të njohura republikane
Figura të njohura republikane Nikki Haley dhe Mike Pompeo nuk do të jenë pjesë e një administrate të dytë Trump, ka thënë presidenti i zgjedhur. Ai këtë vendim e zbuloi në llogarinë e tij në rrjetin sociaql Truth, ku zbuloi detaje të këtij vendimi. Haley ishte në një fazë ndër favoritët për të udhëhequr garën…
Bota
Figura të njohura republikane Nikki Haley dhe Mike Pompeo nuk do të jenë pjesë e një administrate të dytë Trump, ka thënë presidenti i zgjedhur.
Ai këtë vendim e zbuloi në llogarinë e tij në rrjetin sociaql Truth, ku zbuloi detaje të këtij vendimi.
Haley ishte në një fazë ndër favoritët për të udhëhequr garën e republikanëve këtë vit, përpara se Trump të anashkalonte konkurrencën për të fituar nominimin presidencial.
Pompeo është një ish-Sekretar Shteti nën administratën e parë të Trump, por disa mbështetës të presidentit të zgjedhur kanë sugjeruar se ai nuk ka bërë mjaftueshëm në këtë fushatë për të mbështetur ish-shefin e tij.
Ndryshe Trump ka konfirmuar edhe sot fitoren në shtetin e Arizonas, duke arritur të korr fitore në shtatë shtetet që ishin të pavendosur sa i përket asaj se për cilën nga dy partitë do të votonin.