Trump: Korniza për paqen në Ukrainë është hartuar
Rusia ka më shumë sanksione se kushdo vend tjetër, tha dje në mbrëmje presidenti amerikan, Donald Trump duke iu përgjigjur gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë në lidhje me negociatat e paqes në Ukrainë. Presidenti i SHBA-së, Donald Trump tha se Vladimir Putin nuk e kishte hedhur poshtë armëpushimin, raporotn ANSA. “Sot zhvillova disa biseda të…

Bota
Rusia ka më shumë sanksione se kushdo vend tjetër, tha dje në mbrëmje presidenti amerikan, Donald Trump duke iu përgjigjur gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë në lidhje me negociatat e paqes në Ukrainë.
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump tha se Vladimir Putin nuk e kishte hedhur poshtë armëpushimin, raporotn ANSA.
“Sot zhvillova disa biseda të mira për Rusinë dhe Ukrainën”, tha presidenti amerikan duke folur me gazetarët në Shtëpinë e Bardhë.
Trump njoftoi gjithashtu se udhëzimet kryesore të marrëveshjes për Ukrainën ishin vendosur pas bisedimeve të tij me Vladimir Putin dhe Volodymyr Zelensky.
“Armëpushimi total mund të vijë shumë shpejt”, shtoi ai.
Aktivizimi i presidentit amerikan përputhet me “koalicionin e të gatshmëve” – liderët që pritet të takohen të enjten e ardhshme në Paris për të “finalizuar” punën për garancitë e sigurisë që do t’i jepen Kievit.
OKB-ja, sipas zhvillimeve të fundit, mund të ketë një rol në kuadrin e një skeme ndërvendosjeje në shumë nivele.
“Dje në mbrëmje, një dron ukrainas shkaktoi një shpërthim në një ndërtesë luksoze apartamentesh në qytetin rus, Rostov-on-Don”, raportoi guvernatori Yuriy Slyusar në Telegram.
“Për shkak të një sulmi me dron në Rostov-on-Don, një shpërthim ka ndodhur në një ndërtesë apartamentesh. Shërbimet e urgjencës u dërguan në vendngjarje”, shkroi guvernatori. Sipas “Tass”, të paktën dy persona u plagosën.