Trump: Izraeli dhe Irani po kërkojnë armëpushim të menjëhershëm, negociatat për paqe po vazhdojnë
Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Izraeli dhe Irani po synojnë një armëpushim të menjëhershëm, teksa sipas tij po zhvillohen negociatat përfundimtare për arritjen e paqes. Në një postim në rrjetin e tij social Truth Social, Trump tha se “të dyja palët, Izraeli dhe Irani, po kërkojnë një armëpushim të menjëhershëm”, duke shtuar se…
Bota
Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Izraeli dhe Irani po synojnë një armëpushim të menjëhershëm, teksa sipas tij po zhvillohen negociatat përfundimtare për arritjen e paqes.
Në një postim në rrjetin e tij social Truth Social, Trump tha se “të dyja palët, Izraeli dhe Irani, po kërkojnë një armëpushim të menjëhershëm”, duke shtuar se negociatat për paqen po vazhdojnë dhe se ato mund të pengohen vetëm nga “injoranca ose budallallëku”.
Ai theksoi se bllokada do të mbetet në fuqi dhe me efekt të plotë derisa të arrihet një marrëveshje përfundimtare mes palëve.
“Gjërat duhet të lëvizin shpejt. Faleminderit për vëmendjen tuaj ndaj kësaj çështjeje”, ka shkruar Trump.
Deklarata e presidentit amerikan vjen në një kohë kur tensionet mes Izraelit dhe Iranit mbeten të larta, ndërsa përpjekjet diplomatike për arritjen e një marrëveshjeje dhe ndaljen e luftimeve po vazhdojnë. /Lajmi.net/
Postimi i plotë: