Trump i prerë, i jep dy javë afat Iranit
Sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, ka mbajtur një konferencë të rregullt për shtyp. Pasi filloi duke folur për temat e brendshme, Leavitt i drejtohet konfliktit midis Izraelit dhe Iranit. “E di që ka pasur shumë spekulime… në lidhje me vendimmarrjen e presidentit dhe nëse SHBA do të jetë e…

Bota
Sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, ka mbajtur një konferencë të rregullt për shtyp.
Pasi filloi duke folur për temat e brendshme, Leavitt i drejtohet konfliktit midis Izraelit dhe Iranit.
“E di që ka pasur shumë spekulime… në lidhje me vendimmarrjen e presidentit dhe nëse SHBA do të jetë e përfshirë apo jo”, tha Leavitt.
Më pas, ajo lexoi një citat të drejtpërdrejtë nga Donald Trump, shkruan skynews.
“Bazuar në faktin se ekziston një shans i konsiderueshëm për negociata që mund të zhvillohen ose jo me Iranin në të ardhmen e afërt, unë do të marr vendimin tim nëse do të sulmoj apo jo brenda dy javëve të ardhshme.”
Leavitt tha se “askush nuk duhet të habitet” nga qëndrimi i Trumpit se Irani absolutisht nuk mund të sigurojë një armë bërthamore, duke shtuar se ai ka qenë “pa mëdyshje i qartë për këtë për dekada”.
Kur u pyet nëse Trump ka ndonjë pritje përpara takimit të sekretarëve të jashtëm evropianë me homologun e tyre iranian nesër, Leavitt tha se “e gjithë bota është në anën e presidentit”, përcjell telegrafi.
Sekretarja shtoi se mesazhi se Irani nuk mund të sigurojë një armë bërthamore “është diçka për të cilën bien dakord pothuajse i gjithë njerëzimi, përveç vetë regjimit terrorist iranian”.
“Presidenti pret që Evropa t’ua përcjellë këtë mesazh drejtpërdrejt iranianëve”, shton ajo.