Trump gjatë fjalimit në Davos: Venezuela do të fitojë më shumë para nën SHBA’në se sa në 20 vitet e fundit

Donal Trump në Davos, ka folur për kostot e naftës nën paraardhësin e tij, ish-Presidentin Joe Biden, duke kritikuar atë që ai pretendon se ishin çmime të fryra për shkak të politikave të gjelbra. Nën presidencën e tij, prodhimi i naftës dhe gazit është rritur, tha ai. Ai flet për 50 milionë fuçi nafte që…

Bota

21/01/2026 15:22

Donal Trump në Davos, ka folur për kostot e naftës nën paraardhësin e tij, ish-Presidentin Joe Biden, duke kritikuar atë që ai pretendon se ishin çmime të fryra për shkak të politikave të gjelbra.

Nën presidencën e tij, prodhimi i naftës dhe gazit është rritur, tha ai.

Ai flet për 50 milionë fuçi nafte që pretendon se u sekuestruan nga Venezuela dhe u sollën në SHBA., raporton BBC.

Ai thotë: “sapo përfundoi sulmi, ata thanë: ‘le të bëjmë një marrëveshje’. Më shumë njerëz duhet ta bëjnë këtë”.

“Venezuela do të fitojë më shumë para në gjashtë muajt e ardhshëm sesa ka fituar në 20 vitet e fundit”, pretendon ai.