Trump e emëron Grenellin për Drejtor të Inteligjencës Kombëtare
Richard Grenell është emëruar Drejtor në detyrë i Inteligjencës Kombëtare në Washington DC.
Bota
Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump ka zyrtarizuar Richard Grenell si Drejtor në detyrë të Inteligjencës Kombëtare në Washington DC.
Ai konfirmoi lajmin e prestigjiozes “New York Times” që kishte raportuar për emërimin e Grenellit duke u bazuar në burime të saj, transmeton lajmi.net. Trump e zyrtarizoi vendimin me një postim në Twitter.
“Kam kënaqësinë të lajmërojë që Ambasadori shumë i respektuar në Gjermani, Richard Grenell do të jetë Drejtor i Inteligjencës Kombëtare. Rick e ka prezantuar vendin tonë jashtëzakonisht mirë dhe mezi po pres që të punojë më të. Dua ta falëndëroj Joe Maguire për punën e mrekullueshme që ka bërë dhe ne do të punojmë edhe me atë, ndoshta në një pozitë tjetër brenda administratës!”, shkroi Trump.
Grenell e mori pozitën nga Joseph Maguire i cili kishte shërbyer në rol pas dorëheqjes në verën e shkuar nga Dan Coats, ish senator republikan nga Indiana.
Grenell në rolin e emisarit për Kosovën, arriti dy marrëveshje në mes të Kosovës dhe Serbisë, atë për transportin ajror dhe një tjetër për hekurudhat. /Lajmi.net/
I am pleased to announce that our highly respected Ambassador to Germany, @RichardGrenell, will become the Acting Director of National Intelligence. Rick has represented our Country exceedingly well and I look forward to working with him. I would like to thank Joe Maguire….
— Donald J. Trump (@realDonaldTrump) February 20, 2020