Rizvanolli nuk mohon se dhanë gjysmë milioni euro në Serbi për vagonët, thotë se njëjt vepruan qeveritë e kaluara

Ministrja në detyrë e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, nuk e ka mohuar se Trainkos ka lidhur me kontratën për renovimin e vagonëve të Trainkos në Serbi. Madje duke mos u arsyetuar fare, Rizvanolli vetëm u kap tek opozita duke thënë e pse nuk brengoseshin kur kjo marrëveshje për renovimin e vagonëve bëhej edhe në të kaluarën.…

Lajme

24/08/2026 12:55

Ministrja në detyrë e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, nuk e ka mohuar se Trainkos ka lidhur me kontratën për renovimin e vagonëve të Trainkos në Serbi.

Madje duke mos u arsyetuar fare, Rizvanolli vetëm u kap tek opozita duke thënë e pse nuk brengoseshin kur kjo marrëveshje për renovimin e vagonëve bëhej edhe në të kaluarën.

Ajo tha se vagonët janë dërguar për riparim në Zrenjanin në Serbi për herë të parë më 2017, sapo janë blerë, në procedurë të nisur në kohë të Qeverisë Mustafa e të përuruar në kohë të Qeverisë Haradinaj, nga Ministri Pal Lekaj.

“A ka qenë AAK-ja e brengosur për këtë çështje në vitin 2017 kur Ministri i tyre e prente shiritin për vagonët e riparuar në Serbi”,shkroi ajo.

Rizvanolli publikoi edhe një fotografi të asaj kohe si dhe një dokument të nënshkruar për renovim.

Duhet theksuar se institucionet e Kosovës i dhanë Serbisë rreth gjysmë milioni euro për renovim të vagonëve më 2024./Lajmi.net/