Trump bën thirrje për unitet dhe lavdëron Shërbimin Sekret: Erdhën duke “fluturuar” për të më mbrojtur
Ish-presidenti amerikan, Donald Trump ka dhënë një prej intervistave të tij të para pas atentatit ndaj tij që ndodhi të shtunën mbrëma. Trumpt ha se ai e ka rishkruar plotësisht fjalimin e tij në kongres për t’u foksuar në një mesazh “uniteti”, në vend që të kritikojë presidentin e tanishëm, Joe Biden. “Fjalimi që do…
Bota
Ish-presidenti amerikan, Donald Trump ka dhënë një prej intervistave të tij të para pas atentatit ndaj tij që ndodhi të shtunën mbrëma.
Trumpt ha se ai e ka rishkruar plotësisht fjalimin e tij në kongres për t’u foksuar në një mesazh “uniteti”, në vend që të kritikojë presidentin e tanishëm, Joe Biden.
“Fjalimi që do të mbaja të enjten do të ishte i shkëlqyer”, i tha ai Washington Examiner.
“Po të mos kishte ndodhur kjo, ky do të kishte qenë një nga fjalimet më të pabesueshme”, tha ai gjithashtu, duke shtuar se do të kishte për qëllim kryesisht politikat e presidentit Biden.
“Sinqerisht, tani do të jetë një fjalim krejt ndryshe. Është një shans për të bashkuar vendin. Mua m’u dha kjo mundësi”.
Trump tha gjithashtu se “realiteti” i asaj që ndodhi të shtunën “po hyn” dhe përshkroi momentin kur ngriti sytë nga turma pasi kuptoi se ishte qëlluar.
“Energjia që vinte nga njerëzit atje në atë moment, ata thjesht qëndruan aty; Është e vështirë të përshkruash se si ndihej, por e dija se bota po shikonte. E dija që historia do ta gjykonte këtë dhe e dija se duhej t’u bëja të ditur se jemi mirë”, tha ai Examiner.
Ish-presidenti mbërriti në Milwaukee vetëm disa orë më parë, ku do të marrë pjesë në Konventën Kombëtare Repulikane këtë javë dhe do të nominohet zyrtarisht si kandidat i partisë. Ai gjithashtu pritet të zbulojë se kush do të jetë kandidati i tij në zgjedhje.
Kurse në një intervistë tjetër të deshën për “New York Post”, Donlad Trump tha se është mirënjohës që është gjallë.
“Supozohej të kisha vdekur. Nuk supozohet të isha këtu. Unë supozohem të kem vdekur. Doktori më tha se ai kurrë nuk kishte parë diçka të tillë, ai e quajti këtë një mrekulli”, deklaroi Trump.
Trump është parë me një fashë të bardhë të lirshme dhe të madhe që e mbulonte veshin e tij të djathtë, ndërsa nga stafi i tij është këmbëngulur që të mos bëheshin foto.
Trump tha se se nëse nuk do të kthente kokën pas djathtas për të lexuar një pankartë për emigrantët e paligjshëm, në atë qast do të kishte qenë e shtënë vrasëse.
Në vend të kësaj, e shtëna grisi një pjesë të vogël të veshit nga ku doli edhe gjak.
Trump tha se agjentët e Shërbimit Sekret e larguan atë nga skena, edhe pse ai donte të vazhdonte të fliste, por se këta të fundit i thanë se do të duhej ta qonin në spital.
Trump tha se është i mahnitur se si agjentët e Shërbimit Sekret erdhën duke “fluturuar” për ta mbrojtur atë.
Ai gjithashtu ka sqaruar një mister të mëdha me këpucët e tij. Në videon e të shtënave, derisa rojet e tij u përpoqën ta nxirrnin me nxitim nga aty, ai dëgjohet duke thënë “Prit, këpucët”.
Siç shpjegoi Trump “rojet më goditën aq fortë sa më ranë këpucët dhe këpucët më janë shtrënguar”, tha ai duke buzëqeshur.
Ai ka përgëzuar personelin e Shërbimit Sekret për çdo veprim të tyre heroik dhe i lavdëroi ata që vranë sulmuesin, i cili ishte vendosur në një çati prej 130 metra larg skenës ku fliste Trump.
Duhet përkujtuar që ky atentat ndaj Trump është një nga atentatet më të mëdha të bëra ndonjëherë ndaj zyrtarëve të njohur në botë.
Për fat të mirë Trump arriti të shpëtojë nga goditjet me snajper pasi që i dyshuari u lokalizua dhe u vra nga zyrtarët amerikanë./Lajmi.net/