Trump arrin marrëveshje historike: Japonia investon 550 miliardë dollarë në SHBA, mijëra vende të reja pune

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka shpallur zyrtarisht një marrëveshje të re tregtare me Japoninë, e cila, sipas tij, shënon një epokë të re të marrëdhënieve ekonomike mes dy vendeve dhe është projektuar për të forcuar sigurinë kombëtare dhe bazën industriale të SHBA-së. Sipas marrëveshjes, SHBA do të vendosë një tarifë standarde prej 15% për…

Bota

04/09/2025 23:02

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka shpallur zyrtarisht një marrëveshje të re tregtare me Japoninë, e cila, sipas tij, shënon një epokë të re të marrëdhënieve ekonomike mes dy vendeve dhe është projektuar për të forcuar sigurinë kombëtare dhe bazën industriale të SHBA-së.

Sipas marrëveshjes, SHBA do të vendosë një tarifë standarde prej 15% për shumicën e produkteve të importuara nga Japonia, me përjashtime të veçanta për sektorët si automjetet, pjesët e avionëve, barnat gjenerike dhe burimet natyrore që nuk prodhohen në SHBA, njofton Shtëpia e Bardhë, transmeton lajmi.net.

Në këmbim, Japonia është zotuar të rrisë ndjeshëm importet e mallrave bujqësore amerikane, duke përfshirë orizin, misrin, sojën, bioetanolin dhe plehrat kimike — me një vlerë të përgjithshme prej 8 miliardë dollarë në vit. Po ashtu, Japonia ka pranuar të lejojë shitjen në tregun e saj të automjeteve amerikane të certifikuara për siguri, pa kërkuar testime shtesë.

Pika kulmore e marrëveshjes është angazhimi i Japonisë për të investuar 550 miliardë dollarë në SHBA, në projekte që do të zgjidhen nga vetë qeveria amerikane. Këto investime pritet të krijojnë qindra mijëra vende pune dhe të rrisin prodhimin vendor.

Marrëveshja është pjesë e një përpjekjeje më të gjerë të administratës Trump për të reduktuar deficitin tregtar të SHBA-së dhe për të adresuar praktikat e padrejta tregtare që, sipas presidentit, dëmtojnë industrinë amerikane./lajmi.net/