Tronditet Shqipëria, lëndohet ylli para ndeshjes kyçe (FOTO)

Futbollisti i Terek Groznit, Bekim Balaj ka pësuar një dëmtim që do ta mbajë jashtë miqësores me Luksemburgun dhe eliminatores së rëndësishme ndaj Izraelit që vendos shumë mbi fatin tonë në kualifikueset për Botërorin 2018.

Sport

31/05/2017 23:08

Trajneri Gianni De Biasi nuk e ka shpallur ende listën e lojtarëve, edhe pse disa prej tyre kanë filluar stërvitjen në Tiranë.

Pritet që në Kombëtare të kthehet mesfushori i PAOK, Ergys Kaçe, por jo Taulant Xhaka, dy lojtarë që kanë pasur përplasje me trajnerin italian.

Më 4 qershor, kuqezinjtë do të testojnë veten me Luksemburgun, para sfidës delikate kualifikuese të “Botërorit 2018”, të cilën do ta luajnë më 11 qershor, në stadiumin e Haifas, në Izrael.

Pas 5 ndeshjesh në Grupin G, kombëtarja kuqezi mban vendin e katërt, me 6 pikë.

auto_balaj1485461333