Tri vajza i shpëtojnë tragjedisë në Prishtinë – Gomë e shkëputur nga kamioni përplaset në supermarket (VIDEO)
Një incident i rëndë që për pak sa nuk përfundoi në tragjedi ka ndodhur mbrëmë në një lagje të Prishtinës, kur nga një kamion në lëvizje u shkëput papritur një gomë. Ajo fluturoi në drejtim të një supermarketi ku ndodheshin tri vajza të reja, duke rrezikuar seriozisht jetën e tyre, transmeton lajmi.net Sipas pamjeve të…

Lajme
Një incident i rëndë që për pak sa nuk përfundoi në tragjedi ka ndodhur mbrëmë në një lagje të Prishtinës, kur nga një kamion në lëvizje u shkëput papritur një gomë.
Ajo fluturoi në drejtim të një supermarketi ku ndodheshin tri vajza të reja, duke rrezikuar seriozisht jetën e tyre, transmeton lajmi.net
Sipas pamjeve të publikuara nga qytetari Ilir Morina, goma fillimisht është përplasur brenda supermarketit, më pas është rikthyer mbrapsht nga fuqia e goditjes dhe është ndalur vetëm pasi goditi një veturë, e cila pësoi dëme të konsiderueshme.
Fatmirësisht, vajzat shpëtuan pa lëndime./lajmi.net/