Tri raste të dhunës në familje brenda 24 orëve, të gjitha viktimat femra
Tri raste të dhunës në familje janë raportuar gjatë 24 orëve . Në të trij akëto raste viktimat kanë qenë femra. Policia e Kosovës ka njoftuar se të dyshuarit janë tanimë duke u hetuar. DHUNË NË FAMILJE Pejë 07.09.2026-10:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti dyshohet se ka kanosur viktimën femër…
Lajme
Tri raste të dhunës në familje janë raportuar gjatë 24 orëve .
Në të trij akëto raste viktimat kanë qenë femra.
Policia e Kosovës ka njoftuar se të dyshuarit janë tanimë duke u hetuar.
DHUNË NË FAMILJE
Pejë 07.09.2026-10:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti dyshohet se ka kanosur viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari dërgohet në mbajtje.
DHUNË NË FAMILJE
- Malishevë 06.09.2026-NN. Është raportuar se dy të dyshuarit meshkuj kosovarë kanë ushtruar dhunë psiqike ndaj viktimës femër kosovare. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori ndërsa rasti vazhdon në procedurë të rregullt.
- Gjakovë 07.09.2026 – 19:30. Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar ka ushtruar dhunë psiqike dhe fizike ndaj viktimës femër kosovare. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit i njëjti me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje për 48 orë./Lajmi.net/