Tri raste të dhunës në familje brenda 24-orëve të fundit në Kosovë
Sipas raportit të fundit 24 orësh të Policisë së Kosovës, në vendin tonë janë raportuar edhe tre raste të reja të dhunës në familje. Një nga këto raste raportohet të kenë ndodhur dy në rajonin e Prishtinës dhe një në Istog. Nga ajo se çka thuhet në njoftim, në të gjitha rastet kanë qenë të…

Lajme
Sipas raportit të fundit 24 orësh të Policisë së Kosovës, në vendin tonë janë raportuar edhe tre raste të reja të dhunës në familje.
Një nga këto raste raportohet të kenë ndodhur dy në rajonin e Prishtinës dhe një në Istog.
Nga ajo se çka thuhet në njoftim, në të gjitha rastet kanë qenë të përfshirë të dyja gjinitë.
Rastet e raportuara:
Fushë Kosovë / 24.03.2025 – 14:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka sulmuar verbalisht dhe fizikisht viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Prishtinë / 24.03.2025 – 20:25. Eshtë raportuar se pas një mosmarrëveshje dy të dyshuarit një femër dhe një mashkull kosovar janë përleshur ndërmjet vete. Të dyshuarit nuk kanë pasur lëndime trupore, në konsultim me prokurorin pas intervistimit të palëve rasti vazhdon të trajtohet në procedurë të rregullt.
Istog / 24.03.2025 – 09:20. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht dy viktimat një mashkull dhe një femër kosovare. Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa pas intervistimit, me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt. /Lajmi.net/