“Tri orë të mbetura”, Haradinaj deputetëve: Ejani ta votojmë ndryshim-ligjin për Specialen

Ramush Haradinaj nga Aleanca ka dalë në konferencë për media. Ai iu bëri thirrje që kanë mbetur edhe tri orë, duke kërkuar që të vijnë për të votuar ndryshim-ligjin për Gjykatën Speciale. “Me lejoni që të ju them që kam në dorë një dokument e ky është ligji për dhomat e specializuara. Ky është ligji…

Lajme

06/10/2026 21:04

Ramush Haradinaj nga Aleanca ka dalë në konferencë për media.

Ai iu bëri thirrje që kanë mbetur edhe tri orë, duke kërkuar që të vijnë për të votuar ndryshim-ligjin për Gjykatën Speciale.

“Me lejoni që të ju them që kam në dorë një dokument e ky është ligji për dhomat e specializuara. Ky është ligji i Aleancës, PDK, VV dhe pakicave jo serbe. Loja e tij nga ora në ora, nga konferenca në konferencë. Të gjitha temat kanë rëndësi por nuk ka as një logjikë që me u tall kështu. Ky ligj është i të gjithë neve që e kemi votuar. Kemi edhe tri orë, ju bëj thirrje kthehuni në seancë”, tha ai, në një konferencë për media.