Tri ndeshje – dy gola, mbyllen pjesët e para në takimet e Superligës së Kosovës
Kanë përfunduar pjesët e para në tri ndeshjet hapëse të javës së 32-të në Superligën e Kosovës në futboll. Gjilani ka shkuar në pushim me avantazh 1:0 në ndeshjen kundër Dukagjinit në stadiumin me bari sintetik në Gjilan, shkruan lajmi.net. Mevlan Zeka është autor i golit të epërsisë për “kuqebardhët” në minutën e 27-të. Në…

Sport
Kanë përfunduar pjesët e para në tri ndeshjet hapëse të javës së 32-të në Superligën e Kosovës në futboll.
Gjilani ka shkuar në pushim me avantazh 1:0 në ndeshjen kundër Dukagjinit në stadiumin me bari sintetik në Gjilan, shkruan lajmi.net.
Mevlan Zeka është autor i golit të epërsisë për “kuqebardhët” në minutën e 27-të.
Në epërsi minimale 1:0 është edhe Malisheva kundër Drenicës në stadiumin “Liman Gegaj”.
Tolaj ishte realizator i golit për skuadrën vendase.
Ndërkohë në takimin Ferizaj – Drenica pjesa e parë ka përfunduar me barazim pa gola 0:0. /Lajmi.net/