Tri komunat me garën e “zjarrtë”- në ato u votua më së shumti deri tani
Tri komunat me shumicë shqiptare që prijnë për daljen më të madhe në zgjedhje janë Prishtina, Drenasi dhe Mitrovica. Ndërkohë, më së paku votues deri në orën 15:00, kishte në Rahovec. Sipas statistikave të KQZ-së, në Prishtinë deri në orën 15:00, kanë votuar 222,326 persona ose 30,08 përqind. Në Drenas 27, 87 përqind ose 57,…

Lajme
Tri komunat me shumicë shqiptare që prijnë për daljen më të madhe në zgjedhje janë Prishtina, Drenasi dhe Mitrovica. Ndërkohë, më së paku votues deri në orën 15:00, kishte në Rahovec.
Sipas statistikave të KQZ-së, në Prishtinë deri në orën 15:00, kanë votuar 222,326 persona ose 30,08 përqind. Në Drenas 27, 87 përqind ose 57, 342 persona dhe në Mitrovicë 25,86 përqind ose 84,695 persona.
Ndërkohë, më së paku nga krejt komunat e Kosovës, kanë dal për të votuar në Rahovec. Në këtë komunë, deri në orën 15:00, kanë votuar 18,99 përqind ose 59,573 persona.