Trepça mund Prishtinën në derbin e madh të fundjavës
Trepça e ka fituar derbin e madh të kësaj fundjavë, duke mundur Sigal Prishtinën, me 80-75, në një përballje tejet interesante. Edhe pse Prishtina arriti të kthehej në lojë dhe të kalonte në epërsi 75-74, kampionët e Kosovës Trepça rikuperuan dhe mbyllën ndeshjen me triumf. Gjatë tre çerekëve të parë, Trepça kishte udhëhequr me…
Sport
Trepça e ka fituar derbin e madh të kësaj fundjavë, duke mundur Sigal Prishtinën, me 80-75, në një përballje tejet interesante.
Edhe pse Prishtina arriti të kthehej në lojë dhe të kalonte në epërsi 75-74, kampionët e Kosovës Trepça rikuperuan dhe mbyllën ndeshjen me triumf.
Gjatë tre çerekëve të parë, Trepça kishte udhëhequr me avantazh deri në 19 pikë, por nuk munguan momentet dramatike deri në fund.
Pas kësaj fitoreje, Prishtina mbetet e treta me 11 pikë, ndërsa Trepça renditet e katërta me 10 pikë në tabelë.