‘Trepça’ me ftesë për minatorët: Tërhiquni nga përmbarimi, rrezikohen pagat për dy muaj
Menaxhmenti i ndërmarrjes “Trepça” i ka bërë thirrje minatorëve që të tërhiqen nga procedurat përmbarimore në lidhje me pagesat e orëve të vikendit. “Trepça” tha i fton minatorët që të arrijnë një marrëveshje për pagesën e orëve të vikendit me këste, në mënyrë që sipas tyre, të shmangin shpenzimet shtesë përmbarimore dhe të avokatëve. “Dëshirojmë…

Lajme
Menaxhmenti i ndërmarrjes “Trepça” i ka bërë thirrje minatorëve që të tërhiqen nga procedurat përmbarimore në lidhje me pagesat e orëve të vikendit.
“Trepça” tha i fton minatorët që të arrijnë një marrëveshje për pagesën e orëve të vikendit me këste, në mënyrë që sipas tyre, të shmangin shpenzimet shtesë përmbarimore dhe të avokatëve.
“Dëshirojmë t’ju rikujtojmë se aktualisht është e pamundur të sigurohet pagesa e rrogave për muajin prill 2025 për mbi 70% të punonjësve të Trepça Sh.A.. Po ashtu, ekziston rreziku që të mos mund të realizojmë në kohë pagesën e rrogave për muajin maj 2025, pasi sot kemi një ndalesë/urdhëresë përmbarimore mbi 200 mijë euro (për ore vikendi)”.
“Ne kemi bërë përpjekje maksimale që me përfaqësuesit e minatorëve të kemi mirëkuptim që e njëjtat të pezullohet vetëm për dy ditë, por një gjë e tillë nuk ka ndodhur nga e mërkura, të ketë mirëkuptim për shtyrjen për dy ditë që të ekzekutohen pagat e kolegëve të tyre dhe të vendoset përsëri urdhëresa përmbarimore që e njëjta të ekzekutohet pas dy ditësh”, thuhet në reagimin e Trepçës.
Tutje, menaxhmenti i ftoi minatorët që të bashkëpunojnë në mënyrë që sipas tyre, të sigurohet stabiliteti i të ardhurave dhe të shmangen procedurat e vështira ligjore.