Trepça ’89 befason Gjilanin, merr një pikë në udhëtim
Gjilani nuk ka arritur të shfrytëzojë gabimin e Ballkanit për t’u afruar edhe më shumë luftës për titull.

Sport
Gjilanasit gabuan në shtëpi përballë Trepçës ’89, duke barazuar 1:1.
Fiton Hajdari (40’) i dha epërsinë vendasve nga një penallti diskutabile, kurse Arb Manaj (55’) vendosi rezultatin përfundimtar.
Gjilani mbetet në vendin e tretë me 42 pikë, kurse Trepça ’89 me 27 pikë renditet në vendin e nëntë. /Lajmi.net/