“Treni” i satelitëve ndriçon sërish qiellin e natës, kur mund t’i shihni mbi Tiranë

Këtë fillim muaji do të keni mundësinë që të shihni sërish “trenin” e satelitëve Starlink.

Lajme

08/06/2020 21:31

Pritet që 60 satelitët e lëshuar nga kompania e Elon Musk, “SpaceX” të ndriçojnë qiellin e natës edhe mbi vendin tonë në ditët në vijim.

Nëse jeni me fat, mund të shihni vargun e madh të satelitëve që kalojnë njëri pas tjetrit në qiell. Satelitët në fjalë lëshohen në orbitë në mënyrë që të sigurojnë internet edhe në zonat më të izoluara rreth e qark botës.

Starlink duket në qiell si yje të vegjël që fluturojnë rrethe qark qiellit të natës ndërsa mbajnë të gjithë një vijë të drejtë, si një tren.

Ky event i radhës pason misionin Demo-2 nga SpaceX dhe NASA, të cilët dërguan në orbitë dy astronautë për të zbarkuar në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës.

Starlink mbi Tiranë:

07.06.2020- Ora 9.39 PM

08.06.2020- Ora 4.30 AM

09.06.2020- Ora 9.12 PM

10.06.2020- Ora 3.38 AM

11.06.2020- Ora 2.38 AM /abcnews.al/

YouTube player