Trekëndësh dashurie/ Pasi i mori të dashurën, Neymar ironizon keq me Malumën
Siç duket ka përsëri dramë në mesin e Natalias, Neymarit dhe Malumas.

ShowBiz
Këngëtari 26-vjeçar, Maluma, së fundmi ka publikuar këngën me titull “Hawaii”, për të cilën të gjithë janë të bindur se është një dedikim për ish-të dashurën e tij, Natalian.
Ndërsa pas një fitore në një ndeshje futbolli, Neymar shfaqet duke kënduar dhe qeshur me shokët e tij të skuadrës, nën tingujt e këngës “Hawaii”, ku ngjason në tallje me këngëtarin, ndërsa disa nga miqtë e tij përpiqen të mbajnë të qeshurat.

Sipas spekulimeve, është Natalia që thuhet se e ka tradhtuar këngëtarin me Naymarin, por deri më tani asgjë konkrete nuk ka pasur.
https://www.instagram.com/p/CAac8hAAp6U/
Pas publikimit, Maluma mbylli llogarinë e tij në Instagram. Maluma dhe Neymar kanë qenë miq, por nuk dihet nëse miqësia mes tyre vazhdon.
https://www.instagram.com/p/B_O5SOCAqpA/
Natalia tha që ndarja ishte paqësore dhe se ajo e do shumë Maluman, por duhet të marrin kohë për veten dhe karrierat e tyre, në mënyrë që ata të vazhdojnë të rriten individualisht dhe artistikisht./Lajmi.net/