Tre të vdekur në një aksident në Veri
Në këtë aksident kanë gjetur vdekjen Jeremije Tomoviq (73), bashkëshortja e tij Mira Tomoviq (69) dhe e mbesa e tyre e vogël, S.T.

Lajme
Tre persona kanë humbur jetën në një aksident komunikacioni në Veri të Kosovës.
Policia njofton se aksidenti ka ndodhur mbrëmë, rreth orës 20:00, në Gazivodë të Zubin Potokut.
Në të fatkeqësi komunikacioni kanë gjetur vdekjen Jeremije Tomoviq (73), bashkëshortja e tij Mira Tomoviq (69) dhe e mbesa e tyre e vogël, S.T.
Policia thotë se automobili në të cilin ndodheshin ata kishte rrëshqitur në shtratin e Ibrit nga shkaqe ende të paqarta.
Sipas policisë, shkaqet e këtij aksidenti nuk dihen akoma, ndërsa hetuesit kanë dal në vendngjarje dhe janë duke zhvilluar hetimet.