Tre të mitura i gjejnë 100 euro në shesh të Kamenicës, i dorëzojnë në Polici – Paratë iu kthyyen pronarit

Sot rreth orës 13:30, tre të mitura i kanë dorëzuar në Stacionin Policor në Kamenicë 100 euro, të cilat i kanë gjetur në sheshin e këtij qyteti. Policia përmes rrugëve operative, ka identifikaur personin që ka humbur ato para, dhe të njëjtit i janë kthyer prapa. “Duke çmuar këtë gjest human, të devotshëm dhe të…

Lajme

30/12/2025 18:35

Sot rreth orës 13:30, tre të mitura i kanë dorëzuar në Stacionin Policor në Kamenicë 100 euro, të cilat i kanë gjetur në sheshin e këtij qyteti.

Policia përmes rrugëve operative, ka identifikaur personin që ka humbur ato para, dhe të njëjtit i janë kthyer prapa.

“Duke çmuar këtë gjest human, të devotshëm dhe të ndershëm falënderojmë tre të miturit e ndërgjegjshëm, po ashtu falënderojmë të gjithë qytetarët për bashkëpunimin dhe besimin e vazhdueshëm në Policinë e Kosovës”, ka njoftuar Policia. /Lajmi.net/

Postimi i plotë: