Tre të lënduar në një aksident në Bresalc të Gjilanit

Një aksident mes tri veturave ka ndodhur në fshatin Bresalc të Gjilanit, ku kanë mbetur të lënduar tre persona. Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, i cili bëri të ditur se janë duke u hetuar shkaqet e aksidentit. “Ju njoftojmë se më datën 03.05.2025, në orët e pasdites…

Lajme

03/05/2025 18:16

Një aksident mes tri veturave ka ndodhur në fshatin Bresalc të Gjilanit, ku kanë mbetur të lënduar tre persona.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, i cili bëri të ditur se janë duke u hetuar shkaqet e aksidentit.

“Ju njoftojmë se më datën 03.05.2025, në orët e pasdites në hyrje të fshati Bresalc, ka ndodhur një aksident trafiku në mes tri veturave, tre persona kanë marrë lëndime të lehta sipas raportit të mjekut po ashtu janë shkaktu dëme materiale”.

“Në vendin e ngjarjes ka dalur njësiti i Trafikut Rajonal. Shkaqet se si ka ardhur deri te aksidenti po hetohet nga Policia e Kosovës njësia e hetimeve të trafikut rajonal në Gjilan”, thuhet në konfirmim.