Tre persona raportohen të zhdukur në 24 orët e fundit, dy prej tyre të mitura

Tre persona janë raportuar të zhdukur në 24 orët e fundit në Kosovë. Dy prej tyre janë të mitura. Rasti i parë është raportuar në Prishtinë, ku një grua ka raportuar se është zhdukur vajza e saj e mitur. “Rr. Fuad Dibra, Prishtinë  17.10.2025 – 08:00. Ankuesja femër kosovare, me 20.10.2025 ka raportuar se vajza…

Lajme

21/10/2025 09:32

Tre persona janë raportuar të zhdukur në 24 orët e fundit në Kosovë. Dy prej tyre janë të mitura.

Rasti i parë është raportuar në Prishtinë, ku një grua ka raportuar se është zhdukur vajza e saj e mitur.

“Rr. Fuad Dibra, Prishtinë  17.10.2025 – 08:00. Ankuesja femër kosovare, me 20.10.2025 ka raportuar se vajza e saj e mitur ka dalë nga shtëpia dhe prej asaj dite nuk është kthyer më dhe nuk dihet vendndodhja e saj. Lidhur me rastin është informuar prokurori, rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftim.